
Vetëm 0.3% është diferenca aktuale në epërsi të Demokratit Joe Biden, ndaj Presidentit aktual Donald Trump, në shtetit Wisconsin, që garanton 10 vota elektorale për fituesin.
Trump është duke iu afruar me përqindje të votave Bidenit, kur janë numëruar 91% e votave, shkruan Reporteri.net.
Ndonëse, presidenti aktual i SHBA’ve fillimisht ishte duke fituar edhe në këtë shtet, por rezultati u përmbys nga Biden. Epërsia e përmbysjes së rezultatit ishte dukshëm me e madhe, sesa që është tani kur numërimi po shkon drejt fundit.
Gjasat e përmbysjes së serishëm janë të mëdha nëse shihen zonat në të cilat ende ka numër të madh të votave të pa numëruara, e ku Trumpit po i dalin vota.
Aktualisht rezultatet tregojnë 49.3% mbështetje për Demokratin, ndërsa 49.0% për Republikanin.
Ndërkohë, nga 9 shtete sa nuk dihet ende rezultati përfundimtar, në 6 prej tyre aktualisht po udhëheq Republikani Trump, i cili sipas mediave amerikane deri tani ka të siguruara 213 vota elektorale.
Ndonëse me votë elektorale, aktualisht para tij është Demokrati Biden, me 227 sosh, ky i fundit është duke shkuar drejt fitores vetëm në tre nga shtetet rezultatet zgjedhore të të cilave janë ende nuk u procesuar.