970×90
970×90

Dramë në Superligë: Gjilani fiton derbin dhe futet seriozisht në garë për titull, Ballkani ndalet në shtëpi

Dramë në Superligë: Gjilani fiton derbin dhe futet seriozisht në garë për titull, Ballkani ndalet në shtëpi

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon të jetë shumë interesante dhe fituesi i saj nuk do të dihet deri në xhiron e fundit


Sonte u zhvillua xhiroja e 31-të me Gjilanin që e mposhti Dritën me rezultat 2-0, shkruan Reporteri.net

Sebino Plaku shënoi golin e parë në minutën e 56-të, derisa Adenis Shala realizoi të dytin në minutën e 90-të.

Me këtë fitore tani Gjilani është ngritur në vendin e dytë me 64 pikë, 1 më pak se Drita që ka 65 pikë.

Ballkani ka dështuar të fitojë këtë javë pasi barazoi 2-2 me Prishtinën dhe kështu tani suharekasit kanë humbur vendin e dytë.

Blend Baftiu dhe Kushtrim Gashi shënuan për Ballkanin, derisa për mysafirët realizuan Endrit Krasniqi edhe Otto John.

Drita përkundër humbjes vazhdon ta mbaj vendin e parë me 65 pikë, ku ndiqet nga Gjilani me 64 pikë dhe Ballkani me 63 pikë. 

Related posts