
Dr.Burim Sallaj i cili është Kardiolog në Hof të Bavarisë, kishte ardhur për një javë që të ofroj ndihmën e tij për babain, i cili ishte infektuar me Covid-19. Shkruan Gazeta Projekti.
Por, duke e parë gjendjen e rënduar në spitalin e Gjakovës, ai kishe asistuar duke ofruar ndihmën dhe përvojen e tij gjermane për stafin mjekësor dhe të gjithë të sëmuarit me virusin Covid 19 në kliniken infektive të këtij spitali, pasi që ky virus i paparishikueshëm për sistemin imunitar të njeriut, mund të ketë pasoja fatale ai kishe bërë apel për kujdes të shtuar, për të gjithë pacientët duke iu ofruar ndihmën dhe protokollet e njejta me ato të cilat u apalikuan në Gjermani.
Dr.Burimi në spitalin e Gjakovës takoi mjek si Dr.Lum Muhaxhiri dhe motra mjaft të përkushtuara, duke punuar çdo ditë në ndihmë të infektuarve nga Covid 19.
Përderisa babai i tij ia doli të triumfoj nga ky virus, aty kishte edhe pacientë që fatkeqesisht e humbën betejën.
Në një intervistë pë portalin Gazeta Projekti, ai shprehet se ky virus është mjaft tinëzar dhe duhet çdo përson të ketë kujdes të shtuar.
“Ju lutemi kujdes edhe në këtë kohë fushate zgjedhore, poashtu edhe në ditën e zgjedhjeve, pasiqë një pajkudesi e vogël mund t’i kushtoj dikujt me jetë”, shprehet Sallaj.