Ish -deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doruntinë Maloku, garon sërish për postin e deputetes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Maloku për Gazetën Projekti e ka konfirmuar lajmin se tashmë është në listën zgjedhore të LDK-së.
“Po, po, do të kandidoj për mandatin e katërt për deputete të Kuvendit të Kosovës” tha Maloku.
Kujtojmë se Maloku është bija e Enver Malokut, i vrarë 19 vjet më parë, më 11 janar 1999, në Prishtinë./GAZETA PROJEKTI/