![‘Dorëzohu, s’është vonë’, Çitaku i reagon Haxhiut për deklaratën ndaj prokurorit: Kjo mendësi s’kalon](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/6388CD5D-36EB-4671-9A45-18DADEEBFC18.jpeg)
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e mbajtur sot për aktakuzën me gazin lotsjellës.
Haxhiu iu drejtua sot prokurorit duke i thënë “Dorëzohu, s’është vonë”, e që kjo ka nxitur reagimin e Çitakut, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Sipas nënkryetares së PDK-së, Haxhiu dhe të tjerët që po udhëheqin shtetin të gjithë i duan të dorëzuar.
“Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën”, shkroi ajo në Facebook.
Por kjo mendësi nuk kalon në Kosovë, tha tutje Çitaku.
Reagimi i plotë:
“Dorëzohu, s’është vonë” i paska thënë prokurorit e pandehura Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë.
Sepse, ashtu, të dorëzuar i duan të gjithë. Të dorëzuar i duan mjekët, mësuesit, policët, prokurorët, mediat, shoqërinë civile, opozitën.
Kjo mendësi nuk kalon në Kosovë.