970×90
970×90

Donika Gërvalla: Kryesia dhe strukturat e LDK-së patën interesin privat para atij qytetar

Donika Gërvalla: Kryesia dhe strukturat e LDK-së patën interesin privat para atij qytetar

Kandidatja e Vetëvendosjes për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit, Donika Gërvalla ka folur për largimin e saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës më 2018.

Ajo ka thënë se LDK nuk funksiononte as në substancë dhe as në strukturë.

“LDK-ja nuk çalonte vetëm në kokë, pra tek Isa Mustafa dhe kryesia por LDK-ja çalonte edhe në këmbë, në substancë dhe në strukturë”, tha ajo në Rubikon.

“Analiza ime ka qenë që strukturat nuk kanë qenë më ndryshe se Kryesia që strukturat kanë qenë të mbushura me njerëz të cilët kanë pasur interesin privat para interesit të qytetarit”, theksoi ajo.

Gërvalla ka ndryshuar edhe mendimet për liderin e VV-së, Albin Kurti.

“Kurti e ka kuptuar herët që Kosova kërkon diçka tjetër. Kosova nuk kërkon skaje ekstreme por një mes që mund të bashkosh më shumë se një drejtim”, tha ajo.

Related posts