Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e plotë me kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Projekti.
Në këtë listë shihet edhe Avni Dehari, babai i aktivistëve të ndjerë të VV-së, Astrit dhe Arbnor Dehari.
Gjithashtu, pjesë e listës është edhe opinionisti Armend Muja i cili ditë më parë ka aderuar në këtë parti.
Edhe Donika Gërvalla, dikur zyrtare e LDK-së, i është bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit dhe kandidon për deputete të legjislaturës së ardhshme./GAZETA PROJEKTI/