970×90
970×90
970×90
970×90

“Dona – Eri” Importues më i ri dhe unik i Verërave nga Europa në Tregun e Kosovës

“Dona – Eri” Importues më i ri dhe unik i Verërave nga Europa në Tregun e Kosovës

Dona –  Eri, është kompania e re në tregun e Kosovës për importin e verërave. Kjo kompani ka sjellë një gamë të gjerë të verërave të cilësisë së lartë nga disa prej vendeve më të njohura për prodhimin e verës në Europë. Në ofertën e saj përfshihen verëra nga Franca, Spanja, Zvicra, Gjermania dhe Austria, duke ofruar një përvojë unike për adhuruesit e verës në Kosovë. Por, kush qëndron pas kësaj kompanie unike.

Është Dona, një vajzë lidere dhe ambicioze në industrinë e verërave në Kosovë, ka vendosur ta ngrejë këtë treg në një nivel të ri. Me një qasje të bazuar në transparencë, cilësi dhe angazhim të pandërprerë, ajo synon të sjellë për konsumatorët kosovarë verëra unike nga prodhuesit më të njohur në botë.

Screenshot

Pasioni i saj për verërat shkon përtej thjesht tregtisë – ajo dëshiron të krijojë një kulturë të re të konsumimit të verës në Kosovë. Për Donën, çdo shishe është një histori, një përvojë e ndarë dhe një shije e pakrahasueshme që duhet të transmetohet te klientët e saj

Franca dhe Spanja janë sinonim i traditës shekullore të prodhimit të verës. Dona Eri importon verëra nga rajonet më të famshme të këtyre vendeve, si Bordeaux, Burgundy dhe Rioja. Këto verëra karakterizohen nga aromat e sofistikuara dhe cilësia e lartë, duke qenë zgjedhje ideale për dashamirësit e verës së kuqe dhe të bardhë.


Ajo ka vendosur të sjell edhe verëra nga shtetet e ndryshme të Evropes si psh nga Zvicra

Dona Eri ofron verëra të prodhuara në sasi të vogla dhe të njohura për autencitetin e tyre. Gjermania sjell verëra të famshme si Riesling, të cilat janë të dashura për shijen e tyre të freskët dhe aciditetin perfekt. Austria, nga ana tjetër, ofron verëra si Grüner Veltliner dhe Zweigelt, të cilat po fitojnë popullaritet të madh në tregun ndërkombëtar.

 

 

Related posts