970×90
970×90

Doktori i ekipit francez kryen vetëvrasje, pasi testoi pozitiv për COVID-19

Doktori i ekipit francez kryen vetëvrasje, pasi testoi pozitiv për COVID-19

Raportet në Le Parisien u konfirmuan në një deklaratë të klubit të Ligue 1, aty ku luan ylli kosovar Arbër Zeneli.

Profesori Gonzalez ishte 60 vjeç, kishte punuar në klub për mbi 20 vjet dhe raportohet se ai dhe gruaja e tij janë testuar pozitiv, transmeton lajmi.net.

Ai la një shënim të detajuar pas vetëvrasjes duke sqaruar se ai ia privoi vetes jetën sepse vuante nga koronavirusi.

“Nuk kam fjalë, unë jam i tronditur”, shkroi presidenti i Reims, Jean-Pierre Caillot.

Kjo e bën Gonzalez anëtarin e parë të një klubi futbolli profesional që vdiq pasi kontraktoi koronavirusin, megjithëse ai kreu vetëvrasje.

Related posts