
Dogana e Kosovës ka realizuar sot kontroll në një barnatore të Pejës, nën dyshimin për posedim të barnave të kontrabanduara.
Gjatë këtij kontrollim Dogana ka konfiskuar 207 lloje të ndryshme të produkteve farmaceutike pa banderola, në një sasi totale prej 738 copë, shkruan Reporteri.net.
“Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, duke ndërmarrë masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë përmes linjës së besimit 0800 50 095, e cila është pa pagesë dhe garanton anonimatin e raportuesve”, thuhet në njoftim.