
Dogana e Hungarisë ka zbuluar brenda një autobusi nga Kosova 23 kilogramë marihuanë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Dogana e këtij shteti, Nemzeti Adó- és Vámhivatal, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Aty thuhet se sasia e këtyre bimëve narkotike ishte fshehur brenda disa thasëve kinse të mbushur me speca turshi.
Bimët narkotike, doganierët ia dorëzuan policisë së bashku me një raport.
Në autobusin nga Kosova ndodheshin dy shoferë dhe 24 pasagjerë, për të cilët nuk ka akoma informata nëse janë ndalur që të gjithë apo jo.