970×90
970×90

Doarsa Kica reagon për herë të parë pas raportimeve për largim nga Lista Guxo, por nuk flet për dorëheqjen

Doarsa Kica reagon për herë të parë pas raportimeve për largim nga Lista Guxo, por nuk flet për dorëheqjen

Ditët e fundit është raportuar në media se Doarsa Kica-Xhelili është larguar nga Lista Guxo, por deputetja deri tani nuk ka konfirmuar këtë gjë.

Megjithatë ajo sot është bërë e ‘gjallë”, ku ka reguar pas dorëheqjes së Zijadin Selës nga kreu i partisë Aleanca për Shqiptarët.

“Faleminderit për atë që përfaqësoni z. Ziadin Sela”, ka shkruar Kica Xhelili në Facebook.

Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje nga Kica-Xhelili nëse është larguar apo jo nga Guxo, por ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike e as mesazheve të dërguara.

Por në tubimet që po mban Guxo nëpër qytete të ndryshme ku po zgjedh kryetarët e degëve, Kica-Xhelili nuk po shihet, duke dhënë sinjal për largimin e saj nga kjo parti.

Kica dhe Sela janë bashkëvendës, të dy vijnë nga Struga.

Related posts