Presidenti malazez, Millo Djukanovic, u bëri thirrje liderëve të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor që të dalin me një qasje të qartë dhe të përbashkët në lidhje me pritjet për raportet me BE-në.
“Jemi të shqetësuar për politikën e zgjerimit e cila po vonohet dhe po bëhet e mjegullt”, tha Djukanovic, duke shtuar se edhe vende tjera të rajonit kanë pranuar sinjale dekurajuese në lidhje me procesin e anëtarësimit në BE.
Ai tha se BE-ja ka dështuar që t’ua heqë kërkesat për viza qytetarëve të Kosovës apo të aprovojë hapjen e kapitullit të fundit të procesit të anëtarësimit të Malit të Zi, ndërsa ka vonuar edhe aprovimin e statusit të kandidat për Bosnjën.