
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar pas djegies së objektit ish Gjimnazit në Ferizaj.
Ai pretendon që djegia e objektit është bërë nga siç i quan ai “mafia e betonit”.
“E çdo ferizajli sot dyshimet i ka veç te Mafia e Betonit!” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Shkrimi i plotë:
Në këtë objekt janë shkollu shumë brezni, dhe ka qenë prej objekteve më të vjetra që ka bart në vete historinë e këtij shehri t’ri.
Pyetja është, kujt i doli n’udhe? E çdo ferizajli sot dyshimet i ka veç te Mafia e Betonit!
Organet e hetuesisë nuk duhet me leju këtë krim kalu, kurse objekti ka me u restauru!