
Leonard Llolluni, është njëri prej kandidatëve për deputet i cili ka vendosur ti futet garës në listën e AAK-së, shkruan Gazeta Projekti.
Me një përvojë institucionale dhe mjaft dinamike, ai ka vendosur që këtë garë ta marr seriozisht, ku ka bërë me dije se strukturat e AAK-së janë duke punuar që kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit të dalë subjekti i parë politik në vend dhe bashkë me të edhe ai të bëhet deputet.
Në një intervistë dhënë portalit “Gazeta Projekti”, Llolluni ka shpalosur planet e tij, përvojnë institucionale dhe dëshirën e madhe që ta përfaqësojë Junikun dhe Rrafshin e Dukagjinit në Kuvendin e Kosovës.
“Gazeta Projekti”: Z. Llolluni ju keni vendosur të kandidoni për deputet në Kuvendin e Kosovës, pse e morët një vendim të tillë?
Llolluni: Tashmë janë bërë disa kohë që unë bëjë një jetë aktive institucionale në Komunën e Junikut duke luajtur një rol konstruktiv edhe në segmente të shoqërisë, dhe erdhi një moment kur unë dua ta jap një kontribut tjetër atë përmes ushtrimit të funskionit në nivel qendrorë, andaj duke u bazuar në këtë nga biseda me familjarë dhe miq morëm vendimin të kandidojmë për deputet të Kosovës.
“Gazeta Projekti”: Cilat janë top prioritetet e juaja nëse bëheni deputet i Kosovës
Llolluni: Prioritet kryesor do të jetë, një përfaqësim dinjitoz për të gjithë të rinjët e Kosovës në theks të veçant ata të Rrafshit të Dukagjinit.
Të gjitha projektet të cilat kanë karakter ekonomik për Junikun me rrethinë, do të mundohemi që të pëfshihen në bugjetin e Kosovës sepse deri më tani kemi pas disa neglizhime të projkteve të cilat kanë pasur si qëllim destinimin në vendin tonë, mendoj që prezenca e një deputeti regjional ka mundësi të madhe ta sjell fokusin edhe ka Juniku.
“Gazeta Projekti”: Ju jeni kandidat nga Juniku. Ky vend 20 vjet mas lufte nuk e ka pasur përfaqesuesin e vet nê Kuvendin e Kosovës. A mendoni se është një shans i mirë për ju?
Llolluni: Unë ftoj të gjithë junikasët që pa dallim partie të më përkrahin në zgjedhjet e 14 shkurtit, sepse vota e tyre nuk është votë për mua si kandidat por është votë për Junikun, për çdo banorë të tij. Pra, është një shans i madh që edhe Juniku më në fund ta ketë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës.
Gazeta Projekti: Keni një karrierë të pasur që nga puna si zyrtar ekonomik në Komunën e Junikut, keni pasur disa trajnime në Japoni ku keni qëmdruar një kohë, dhe tani mbani postin e drejtorit të zhvillimit ekonomik. Na thuani pak si ishte eksperienca në Japoni?
Llolluni: Unë kam pasur fatin si ri të angazhohem në jetën publike duke jap kontributë të veçant në Komunën e Junikut ku nga aty konsideroj që kam bërë mjaftueshëm për institucionin dhe komunitetin. Po ashtu, kam përfaqësuar Kosovën në vendin mik Japoninë ku aty ka marr një përvoj të jashtzakonshme si nga aspekti kulturorë po ashtu edhe organizimi i jetës institucionale.
“Gazeta Projekti”: Ju kishit mundësi të qëndroni edhe në Japoni, pse e latë Japoninë për Kosovën?
Llolluni: Në Japoni kam qëndruar 1 vit ku jam angazhuar në projekte të ndryshme gjatë gjithë kohës, kam pas mundësi të mëdha të qëndroj dhe të jetoj në Japoni, por dëshira e madhe që vendin tim Kosovën ta shohë duke ecur përpara më ka shtyer që përvojen time në Japoni ta ushtroj në funksion të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe jam krenar për këtë.
“Gazeta Projekti”: Çfarë përmban programi i AAK-së në këto zgjedhje? Pse duhet ta votojnë AAK-në qytetarët dhe ju si gjeneratë e re?
Llolluni: Aleanca dhe lideri i saj Ramush Haradinaj tashmë janë dëshmuar për rolin pozitivë që e kanë jap gjatë qeverisjes në Kosovë, po ashtu programi i Aleancës është njëri nga më racionali ku përmes tij çdo i ri mund ti realizoj objektivat e veta, edhe unë personalisht e kam studijuar dhe zbërthyer mjaft mirë dhe mendoj se përmes tij do të arrijmë ti realizojmë shumë objektiva ku tashmë i synojmë.