970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

Djali i Trumpit , shpërndan postimin e Grenellit ku thoshte se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i Trumpit , shpërndan postimin e Grenellit ku thoshte se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

I biri i presidentit amerikan, Donald Trump, Donald Trump Junior, ka shpërndarë postimin e emisarit për misione të veçanta, Richard Grenell në të cilin ai thoshte se kryeministri aktual  i Kosovës, Albin Kurti, i cili po përpiqet të marrë edhe një mandat qeverisës, po mashtron qytetarë se është i afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pak ditë para zgjedhjeve, Grenell u tha qytetarëve se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, ka shkruar Grenell në postimin që u shpërnda edhe nga djali i presidentit amerikan.

I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell e ka ‘goditur’ dy ditë më parë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se SHBA-ja ka nevojë për partnerë të besueshëm dhe e ka kritikuar Kurtin se ka ndaërmarrë veprime të njëanshme që e kanë destabolizuar rajonin.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

Related posts