970×90
970×90
970×90
970×90

Dizajni radikal i iPhone të 2020 merr formë

Dizajni radikal i iPhone të 2020 merr formë


Apple tregoi kujdes kur prezantoi iPhone 11 dhe rezultati është një telefon solid i cili i ka bërë detyrat e shtëpisë.

Pas një serie rrjedhjesh informacioni për planet e Apple për 2020-ën dhe një iPhone të ridizajnuar, tashmë ekspertët kanë arritur ti përpilojnë këto informacione në imazhe të iPhone 12.

Lajmi i madh është rikthimi i Apple në një dizajn që përdorur prej vitesh nga iPhone 4 tek iPhone 5S. Gjithashtu kompania ka shtuar edhe një kamer ekstra Time of Flights (TOF) i cili përmirëson performancën e imazheve 3D dhe shërben për krijimin e hartave të objekteve për rreth në një distancë prej 5 metrash.

Ky është një funksion i dizajnuar për të përmirësuar aplikacionet e realitetit të shtuar.

Në brendësi risia më e madhe do të jetë teknologjia 5G për çdo model ndërsa ekziston mundësia që Touch ID gjithashtu të rikthehet. Kalimi në USB-C nga Lightning gjithashtu do të ishte një lëvizje e mirëpritur.

Pyetja është me tërë këto shtesa çfarë do të ndodhë me koston? Nëse Apple arrin ta mbajë poshtë, atëherë iPhone e 2020 do të jenë ndër më të pritur në histori.

Related posts