970×90
970×90
970×90
970×90

Ditëlindje e veçantë, Dhurata Lipovica feston 30 vjetorin e lindjes me fustan nusërie

Ditëlindje e veçantë, Dhurata Lipovica feston 30 vjetorin e lindjes me fustan nusërie

Modelja e njohur Dhurata Lipovica sot (e martë) ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe kolegët e saj të shumtë.

Urimin më të përzemërt ia ka bërë bashkëshorti i saj, Fisnik Ademi, i cili ka publikuar një fotografi të çiftit në rrjetet sociale, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka shkruar një urim zemre.

Ditëlindjen jubilare, modelja e njohur ka vendosur ta festojë në një mënyrë shumë të veçantë.

në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, modelja e njohur shfaqet mjaft atraktive me flokë kaçurrela, teksa tregon se ka vendosur të veshë fustanin e nusërisë në 30 vjetorin e saj.

“Titull me kuptim të plotë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, me çka ka treguar se tashmë është shndërruar në një zonjë të vërtetë.

 

Related posts