970×90
970×90

Diskutohen modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe AKK-së

Diskutohen modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe AKK-së

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në një takim pune drejtorin ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës si përfaqësues i vetëm i pushtetit lokal të Kosovës.

Në këtë takim po ashtu janë debatuar edhe modalitetet e bashkëpunimit dhe kyçjes së përfaqësuesve të Asociacionit të Komunave të Kosovës në grupet e punës ku diskutohen aktet ligjore që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale në mënyrë që zbatimi i tyre pas konsultimit me komunat do të jetë më efikas dhe në funksion të nevojave të qytetarëve.

Related posts