Shuma marramendëse të parave janë duke fituar Diskotekat e Prishtinës, sidomos gjatë sezonës së verës ku fluksi i madh i bashkëatdhetarëve është shumë i lartë. Këtë fakt më së miri e shfrytëzojn menagjmentet e këtyre diskotekave në Prishtinë. Ata përpos shërbimeve të cilat kanë çmime të larta, çmim të lartë kanë vendos edhe te hyrjet, shkruan Gazeta Projekti. E për të paguar një hyrje nëper këto diskoteka, mysafirët duhet të paguajn 20 deri 50 euro për person. Një bashkëatdhetar i cili kishte paguar 50 euro për person në Duplex, ku kishte përformuar reperi, AZET, shprehet mjaft i befasuar me çmimet e larta të cilat i ofrojn këto diskoteka sidomos në sezonen e verës. Ai shprehet për Gazeten Projekti se çmime të larta nuk ka as në metropole të mëdha ku përformojn artist me renome.
Poashtu i njejti Reper me te njejten performance por ne qytetin e Gjakoves, çmimi per biletë ishte vetëm 5€. Ja vlenë të theksohet se në Kosovë, vite më parë kanë përformuar edhe disa nga legjendat më të cilët edhe filloj të popullarizohej ky lloj zhanri i muzikës. Siç janë Snoop Dog, Busta Rhymes, 50 Cent etj.., ku çmimi i biletave ishte shumë më arsyeshëm se sa tani për disa repera lokal! Por siç duket diskotekat sidomos në kryeqytetin e Kosovës, po e keqpërdorin sezonën e verës dhe të rinjtë kosovarë të cilët jetojnë jashtë vendit. Por nga disa pop vox që i bëri Gazeta Projekti me këta të rinjë, shprehen tepër të zhgënjyer duke potencuar se vetëm për hatër të prindërve të tyre vijnë këtu, sepse përndryshe më mirë dhe më lirë ju kushtojnë pushimet nëpër qytetet bregdetare të Spanjës.Ku edhe fokusohen pushuesit nga Gjermania më tepër. Nga: Blerton Sallaj & Alban Miroci