Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, ka thënë se Kosova është i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor, ku ekzistojnë ende kërkesat për viza.
Ai në një intervistë për “Europeaninterest” ka theksuar se anipse Kosova i plotësoi të gjitha kushtet, qytetarëve të saj iu dha premtim se pas përmbushjes së tyre do të udhëtojnë lirshëm nëpër Evropë, premtim ky që nuk u mbajt, nga Bashkimi Europian (BE) dhe Këshilli i Europës (KE).
“Kosova plotësoi dy kushtet e rëndësishme të lëshuara nga Komisioni Evropian, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe së dyti demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Kjo është për t’ju dhënë një shembull se sa problematike mund të bëhet kur ju premton diçka dhe nuk e mbani premtimin tuaj. Ne në Parlamentin Evropian dhe gjithashtu në Komision kemi një pozicion pozitiv, por vendimi përfundimtar i takon Këshillit Evropian”, ka thënë Sholtes.
Ndryshe, zyrtarë të BE’së më herët kanë lajmëruar se lajmi për liberalizim mund të vie më herët, por implementimi i vendimit për liberalizim mund të ndodhë nga janari i vitit 2020, kur të gjithë kosovarët do të kenë mundësi të lëvizin pa viza, me veturat e tyre.