970×90
970×90
970×90
970×90

Diplomacia e dështuar në Kosovë, dy njohje në një mandat

Diplomacia e dështuar në Kosovë, dy njohje në një mandat

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008, solli një sfidë të re për diplomacinë, atë të njohjeve nga shtetet e rëndësishme botërore.

Që nga shpallja e pavarësisë, Kosova është njohur nga gjithsej 116 shtete.

Periudha e mandatit të ministrit të Jashtëm aktual, Behgjet Pacolli njihet si më regresivja në këtë aspekt.

Kjo për shkakun se që nga 2017-ta kur ai mori këtë  pozitë, Kosovën e kanë njohur vetëm dy shtete.

Njohësi i çështjeve integruese, Afrim Hoti, liston dy problemet kryesore të diplomacisë në këtë aspekt.

Sidoqoftë, ai thotë se një gjë e tillë është karakterizuar edhe në mandatin paraprak në ministrinë e Jashtme.

“Diskursi regresiv i njohjeve të Kosovës nuk ka qenë specifikë e mandatit të fundit qeverisës, por ka qenë specifikë e dy mandateve të fundit. Këto kanë ardhur si rezultat i zhvillime të brendshme dhe jashtme. Në kuptimin e këtyre të brendshme është se në këto dy mandate nuk kemi arritur të konsolidojmë pushtet të fuqishëm që përpos zhvillimeve brenda përbrenda të fokusohet edhe në politikën e jashtme për të marrë numër sa më të madh të njohjeve”, thekson Hoti për lajmi.net.

Duke folur për aspektin e jashtëm të problemeve, Hoti përmend dialogun me Serbinë, si dhe mungesën e profesionalizmit të stafitë të MPJ-së.

Sipas tij, kjo është shfrytëzuar maksimalisht nga Beogradi.

“Në aspektin e jashtëm, lidhet me një politikë të jashtme shumë të brishtë, dhe me një shërbim të jashtëm shumë joprofesional dhe jostabil që normalisht nuk i ka dhënë efektet e veta. Kësaj duhet t’i shtohet edhe trajektorja e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, e cila është shfrytëzuar maksimalisht që Kosova mos të marrë njohje të reja”, thotë ai.

E deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, numri i njohjeve pritet të mbehet i njëjtë.

Nga kabineti i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli nuk kanë sqaruar nëse ndonjë shtet pritet që këtë periudhë ta njoh Kosovën, mirëpo nuk e ka marrë një të tillë.

Të njëjtës pyetje nuk i janë përgjigjur as zyrtarë të tjerë të ministrisë së Pacollit.

Shteti i fundit që e ka njohur Kosovën është Barbadosi. Para tij, në nëntor të vitit të kaluar, Kosova është njohur edhe nga Madagaskari. /

Related posts