970×90
970×90
970×90

Dimal Basha e luan edhe profesorin: Gazetaria është sport i rëndë

Dimal Basha e luan edhe profesorin: Gazetaria është sport i rëndë

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka vazhduar ta marrë bajrakun për dhënien e leksioneve për gazetari.

Ai ka thënë se gazetaria është sport i rëndë. Kjo duke komentuar situatën që ndodhi me gazetaren e RTK-së, Blerta Foniqi – Kabashi.

“Liria e shprehjes ta garanton ty me thanë çka të dush, derisa nuk e kërcënon jetën e dikujt tjetër. Shpifja, ofendimi pastaj është ligji kundër shpifjes e ofendimit. Ta garanton ty me thanë diçka. Jo domosdoshmërisht duhet me ta respektu tjetri. Ta respektoj lirinë e shprehjes, por jo pas saj, unë kam drejt me të kritiku”, tha Basha në ATV.

“Nuk vlen nëse thu ti s’guxon me më kritiku se jam gazetar. Unë kam drejt me iu përgjigj Pozharit e gazetarëve. Kritika ime ka qenë që nuk mendoj se veç Asociacioni duhet me kanë prioritet për RTK-në, e kuptoj në RTS se është interes i Serbisë”, tha ai.

“Gazetarja është ndi e ofenduar, ky është sport i randë nëse nuk ta ban kritika duhet me u marr me diçka tjetër, jo me gazetari. Jemi nda korrekt me Blertën”, deklaroi Basha.

Related posts