
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka emëruar Dijana Ziviq ministre të Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri përmes një postimi në Facebook, përcjell lajmi.net.
“Kam emëruar sot ministre të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq. Ministres së re i dëshirova suksese në detyrën e saj dhe e sigurova për mbështetjen time të plotë, në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e objektivave të këtij dikasteri qeverisës”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/