970×90
970×90

Digjet ormani i njehësorëve në objektin banesor në Prishtinë, objekti pa rrymë

Digjet ormani i njehësorëve në objektin banesor në Prishtinë, objekti pa rrymë

Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr në rrugën Muharrem Fejza në njërin prej objekteve të kësaj lagjje, shkruan Gazeta Projekti.

Si pasojë e zjarrit të shkaktuar në ormanin e njehësorëve të objektit banesor tashmë objekti ka mbetur pa energji elektrike.

Nga fotografitë e siguruar prej ekipit të portalit Gazeta Projekti, shihen dëmet e konsideruara, po ashtu njëri prej banorëve të objektit e fajson edhe KEK-unë, ” Në momentin kur zjarri shpërtheu në objekt ne kemi telefonuar menjëherë  në KEK pët ta ndërprerë energjinë elektroke por reagimi ka qenë me vonesë”, thotë qytetari.

Në anën tjetër njofton KEDS se dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme ndërsa në vendin e ngjarjes tashmë janë edhe ekipet.

Related posts