Rreth orës 22:00, departamenti i zjarrfikësve duhej të dërgonte një kontigjent të madh në Zufikon AG, Zvicër.
Kështu raportojnë mediat lokale, sipas të cilave shkak ka qenë zjarri në një parking nëntokësor.
“Garazhi ishte plotësisht i mbushur me tym, gjithçka ishte e zezë”, citohet të ketë thënë Bernhard Graser, zëdhënës i mediave për policinë kantonale të Aargaut.
Parkingu nëntokësor thuhet se është një parking kolektiv i disa blloqeve dhe ofron hapësirë për rreth 100 makina.
“Bëhet fjalë për rreth 100 makina që janë të ndotura masivisht me blozë për shkak të tymit të rëndë”, ka thënë më tej Graser.
Zëdhënësi i policisë supozon për dëme “të mëdha”, megjithëse, për fat të mirë, të paktën askush nuk është lënduar.
Mediat theksojnë se derisa ende nuk dihet arsyeja e rënies së zjarrit dhe është objekt hetimi, të mërkurën në mëngjes, policia kantonale e Aargaut njoftoi gjetjet e reja: Gjithsej 76 automjete janë dëmtuar në garazh.
Mirëpo, thuhet se ende nuk mund të llogaritet saktësisht shkalla e dëmit.
Siç theksohet më tej, flakët kanë dëmtuar edhe tavanin prej betoni në zonën ku ka rënë zjarri.
Për këtë arsye sigurie, qasja në parkingun nëntokësor mbetet i mbyllur përkohësisht derisa ekspertët të mund të sqarojnë nëse është prekur statika e ndërtesës