970×90
970×90

Dialogu nuk mund të bëhet për një Kosovë tjetër prej asaj të 17 Shkurtit, thotë Haradinaj

Dialogu nuk mund të bëhet për një Kosovë tjetër prej asaj të 17 Shkurtit, thotë Haradinaj

“Është tepër gabim me besu se zgjidhet problemi me Serbinë nëse ja jep ti një pjesë të territorit tënd”.

Kështu thotë kryeministri Ramush Haradinaj, në Interaktiv të KTV-së, si përgjigje të qartë kundër prekjes së kufijve, ose siç po e quan ai, 17 shkurtin, datën kur Kosova e shpalli pavarësinë në kufijtë ekzistues.

“Ne duhet t’i përmbahemi vendimit tonë të 17 Shkurtit, të sovranitetit dhe integriteti të kufijve tonë. Dialogu duhet të bëhet për normalizim mes Kosovës së 17 Shkurtit dhe Serbisë së mbetur. Pra ky është dialogu, e s’ka si të bëhet dialogu për një Kosovë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj i gatshëm ta rrëzojë Qeverinë e vet, nëse me të shkon edhe Thaçi e Veseli

“Është tepër e dëmshme ideja se Serbia e Rusia po kënaqen duke ia dhënë një copë tokë, e këta po bëhen engjëj, e po na njohin neve e po na thonë neve shqiptarëve rruga e mbarë, bashkohuni, e ku po di unë”, ka thënë Haradinaj, përcjell Koha.net.

Kur është pyetur për ndryshimet në qëndrime mes tij dhe kreut të shtetit Hashim Thaçi, kryeministri Haradinaj ka thënë se “Kosova ende nuk e ka një qëndrim tjetër prej 17 shkurtit 2008”.

“Unë jam në qëndrimin e Kosovës, pra s’kam dalë nga ajo çka ka thënë Kosova. Nuk kam të drejtë të dal dhe nuk do të dal. Nëse dikush do që të dalë i mban përgjegjësitë”, ka thënë Haradinaj.

“Ndërkombëtarët mund të na dëgjojnë të gjithëve por edhe ata e dinë se Kosova e ka shpallur Pavarësinë”, teksa ka thënë se, “nuk sheh ndryshimin amerikan për Kosovën e 17 shkurtit”.

Intervista e plotë e kryeministrit për Interaktiv

Related posts