970×90
970×90
970×90
970×90

Dialogu Kosovë-Serbi, të dielën takohen Hoti dhe Vuçiq

Dialogu Kosovë-Serbi, të dielën takohen Hoti dhe Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të shkojnë në Bruksel të dielën, 12 korrik, për t’u takuar në kuadër të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve, tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano.


Takimi midis Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë do të shënojë rinisjen e dialogut në Bruksel, i cili u pezullua në nëntor 2018.

Në takimin në Bruksel, palët do të priten zyrtarisht nga Ministri i Jashtëm Evropian Josep Borell, dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialog midis Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, do të udhëheqë procesin e bisedimeve, shkruan Reporteri.net.

Takimi vjen si pjesë e raundit të fundit të dialogut pas një takimi të anuluar më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, DC, i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi Special i Presidentit amerikan për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Stano njoftoi më herët se dialogu do të vazhdojë në korrik, dhe më pas theksoi se BE vazhdon angazhimin e saj të plotë në atë fushë, dhe si provë ai përmendi vizitën e Përfaqësuesit Special të Evropës Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd.

“Si rezultat i bisedimeve të tij, ne mund të njoftojmë se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë në korrik,” tha Peter Stano.

Përpara njoftimit të takimit në Bruksel, u njoftua se Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel do të presin samitin Serbi-Kosovë të Premten, 10 korrik, me qëllim lehtësimin e tensioneve midis rivalëve ballkanikë, tha zyra e Macron.

Por në fund, u vendos që kjo mbledhje të organizohej në formatin e një video-konference.

Sipas një zëdhënësi të Brukselit në takimin online të Parisit, BE do të përfaqësohet nga Ministri i Jashtëm Evropian Josep Borell.

Të dy njoftimet vijnë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dorëzoi një aktakuzë për krime lufte kundër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi më 24 qershor, pas së cilës një takim në Uashington midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë u shty për më vonë. 

Related posts