
Këngëtarja Dhurata Dora është emëruar sot ambasadore e SOS-Fshatit Kinderdorf në Kosovë
Dhurata Dora tashmë do të jetë jo vetëm zëri i shumë hiteve por edhe zëri i fëmijëve bonjakë.
Kjo sepse këngëtarja e hitit “Zemër” është emëruar sot ambasadore e SOS Fshatit Kinderdorf në Kosovë.
“Një nder për mua sot🤍 – ndjenjë e veçantë të jem unë zëri juaj – zëri i SOS FSHATRAVE TË KOSOVËS 🤍 @sosfshatratks #ambassador”, ka shkruar Dhurata në Instagram.
Këngëtarja para tri dite festoi 50 milionë klikime për këngën e saj me Noizyin “Mi Amor”. /GazetaExpress/



