970×90
970×90

Dhezet Haki Abazi: Televizioni T7 është i Gruevskit

Dhezet Haki Abazi: Televizioni T7 është i  Gruevskit

Anëtari i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka sulmuar brutalisht në mënyrë të turpshme mediumin vendor “T7″.


Abazi në stilin e tij duke ngritur konspiracione, ka thënë se “T7” po qëndron prapa nxitjes së kërcënimeve, përleshjeve fizike e madje edhe vrasjeve të njerëzve”.

Ky status i Abazit që nxit urrejtje e mosdurim dhe madje linçon një medium me gjithë gazetarët e tij mëton ta luftojë pikërisht gjuhën e urrejtjes dhe i bën thirrje komisionit të mediave intervenim.

Ish zv.kryeministri i dytë në Qeverinë Kurti e ka lidhur këtë televizion me ish kryeministrin maqedon Nikolla Gruevski edhe pse nuk ka ofruar kurrfarë prove në shërbim të këtij pretendimi, përcjell Periskopi.

Kjo nuk është hera e parë që Abazi dhe anëtarët e tjerë të VV’së sulmojnë mediumet vendore dhe gazetarët.

Reagimi i plotë:

Televizioni 7 i Gruevskit në Kosovë duhet me u bojkotu sikur televizioni i Stanishiqit dikur. Nuk janë televizionet gurthyes të gurve vullkanik. Mbjellja e urrejtjes, nxitja e kercnimeve dhe përleshjeve fizike dhe vrasjes së njerezve nuk është gazetari është matrapazllëk. Komisioni mediave duhet të intervenoj para se të bëhet ndonjë veprim i çmendur i motivuar nga ndërsyerjet kriminale të televizionit të Gruevskit!

Edepsuzi të therret edhe të pren në sofër të tij.

Related posts