970×90
970×90

Detaje të reja për vrasjen e kosovarit, mediat serbe raportojnë për luftë me revole

Detaje të reja për vrasjen e kosovarit, mediat serbe raportojnë për luftë me revole

Mediumi serb “Kurir” është duke raportuar se sonte në Novi Pazar është zhvilluar një luftë me revolver ku si pasojë e saj është vrarë kosovari Selajdin Janjeva, pronari i kompanisë “Selo Tours”.


Sipas këtij mediumi Janjeva u vra pranë shtëpisë së tij në lagjen Jlija në Novi Pazar.

Pas të shtënave atentatori është arratisur, ndërsa policia është në kërkim të tij.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se para vrasjes, ai u qëllua me armë dhe u plagos në njërin këmbë, dhe se më pas vrasësi i panjohur deri më tani gjuajti disa plumba nga arma dhe vrau Selajdinin.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara, vrasjes i parapriu një grindje e ashpër dhe një përleshje gjatë së cilës sulmuesi përdori një armë dhe qëlloi disa të shtëna në drejtim të viktimës që vdiq në vend, shkruan “Blic”

Related posts