
Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje sonte para stacionit policor në Ranillug.
Mësohet se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar nga fshati Koretinë i Kamenicës.
I njëjti burim ka bërë të ditur se zyrtari policor dyshohet ta ketë vrarë veten me një plumb te shkallët e stacionit policor në Ranillug.
Lajmi.net ka kontaktuar zyrën për informim të Policisë në Gjilan por të njëjtit nuk janë përgjigjur.