![Detaje nga takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit i cili pritet të zhvillohet nesër](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2023/02/1E3F30F4-A1B5-499B-8163-352ED64CF862.png)
Nesër pritet të takohen kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, për të diskutuar lidhur me planin franko-gjerman, shkruan Gazeta Projekti.
Takimet pritet të fillojnë në orën 15:00, sipas një komunikatë zyrtare të Shërbimit të Jashtëm Europian, ku bëhet e ditur se Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë takime të ndara me liderët, duke filluar nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët.
Njoftimi i plotë:
Të hënën, më 27 shkurt, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.
Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë takime të ndara me liderët, duke filluar nga ora 15:00, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në fund të takimit do të ketë një deklaratë për mediat nga Përfaqësuesi i Lartë. Deklarata për shtyp e Përfaqësuesit të Lartë Borrell do të transmetohet drejtpërdrejt në këtë link