![Detaje nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, ja në çfarë ore do të fillojë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2019/07/2DFACE9A-A85A-41AD-93F8-0E4814E85867.jpeg)
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka bërë të ditur se Kuvendi Zgjedhor i partisë do të mbahet këtë të shtunë duke filluar nga ora 10:00.
Në një postim në llogarinë e tij në facebook, Mustafa ka thënë se regjistrimi i delegatëve do të fillojë nga ora 09:00.
Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së mbahet më 3 gusht 2019 në Hotel Emerald dhe fillon nga ora 10:00, regjistrimi i delegatëve fillon nga ora 9:00.
Informatë publike është kjo!