Policia ka bastisur 25 qeli në burgun e Idrizovës në Shkup, në mesin e tyre edhe grupit të Kumanovës të dënuar në rastin “Lagja e Trimave”. Sipas MPB-së pas bastisjes është gjetur drogë, armë dhe mjete të ndaluara.
“Janë gjetur sasi e madhe e parave nga valuta të ndryshme, 50 telefona celularë, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe shumë mjete të tjera, drogë si pluhur dhe gjendje të lëngshme, tableta dhe mjete të tjera të cilat lidhen me vepra të mundshme penale”, thuhet në njoftimin e dikasterit të Brendshëm.
Në rrjetet sociale janë publikuar video incizime ka prezenca e madhe e policisë. Bastisja është zbatuar me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake./ Alsat.mk