Gjykata e Krimeve të Rënda shqyrtoi sot kërkesën e Kejvina Kthjellës e cila kërkoi kthimin e sendeve të sekuestruara, të cilat ja ka bllokuar prokuroria në vijim të hetimeve për atentatin e datës një nëntor kundër tre personave mes tyre edhe prokurori Arjan Ndoja.
Vajza e njohur e ekranit u mor në pyetje për shkak të njohjes së saj me të arrestuarin për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit dhe në atë moment prokuroria i ka bllokuar telefonin dhe automjetin.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raportoi se gjyqtarja Daniela Shirka pranoi pjesërisht kërkesën e saj, duke i rikthyer kështu vetëm telefonin, ndërsa u mbajt mjeti që përdoret nga Kthjella, por që rezulton në pronësi të Redjan Rrajës.
Kthjella nuk ishte e pranishme në seancë ,por u përfaqësua nga avokati i saj i cili i shmangu kamerat.
Nga hetimet rezulton se Rraja kishte komunikime të shpeshta me Kthjellën për të cilët thuhet se është partnerja e tij.
Nga ana tjetër Rraja këmbëngul se ‘ska lidhje me ngjarjen.