970×90
970×90

Detaj i ri për vrasjen e policit në Istog, ja ku po qëndronte Izet Demaj kur nisi e gjithë ngjarja

Detaj i ri për vrasjen e policit në Istog, ja ku po qëndronte Izet Demaj kur nisi e gjithë ngjarja

Hisen Berisha, shoku i ngushtë i policit që u vra dje nga grabitësi i armatosur në Istog, ka treguar një detaj lidhur me ngjarjen tragjike që ka ndodhur dje, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se në momentin kur kishte filluar e gjithë ngjarja, polici Izet Demaj, kishte qenë duke ngrënë bukë së bashku me një kolegë të tij në afërsi të vendit të ngjarjes.

“Policët nuk kanë një orar të cakutar për pauzë, por e shfrytëzojnë atë në momentin kur ata e vlerësojnë se mund ta marrin, kështu që Izeti bashkë me kolegun e tij e kanë shfrytëzuar një moment gjatë orarit të tij për të ngrënë bukë, dhe në atë moment e kanë parë se po ndodh diçka në objektin përballë, dhe kanë intervenuar”, ka rrëfyer Berisha në FRONTAL të T7.

Berisha ndërkohë ka treguar se hera e fundit kur janë parë, ka qenë dita kur në Kuvendin e Kosovës ishte votuar për Ushtrinë e Kosovës.

“Herën e fundit ishte kur u miratua Ushtria e Republikës së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera shoku i tij i ngushtë, Hisen Berisha.

Ndër të tjera, ai ka treguar edhe për lidhjen e ngushtë që ka pasur me të gjatë kohës së luftës.

Demaj ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës pas palgëve të marra. Ai do të varroset të shtunën në orën 14:00 me ceremoni shtetërore./GazetaExpress/

Related posts