Ka dështuar sërish votimi i Rezolutës së Vetëvendosjes për gjendjen në Telekom.
Në Kuvendin e Kosovës sot është votuar propozim-Rezoluta e Vetëvendosjes pas debatit për gjendjen e shkaktuar në Telekomin e Kosovës.
Sidoqoftë, kjo rezolutë ka marrë vetëm 29 vota për, duke mos pasur kështu kuorum që e njëjta të kalojë.
Sipas propozuesit me këtë rezolutë rekomandoheshin një sër masash të rregullimit ligjor të parandalimit të keqpërdorimit në ndërmarrjet publike.
Po ashtu, aty kërkohej nga qeveria që të ndërmarrë hapa konkret për përmirësimin e gjendjes në Telekomin e Kosovës.