
Ana Lleshi ka dështuar keq sa i përket inkuadrimit në muzikë.
Nga ndjekësit e saj ajo pranoi kritika të shumta për zërin e saj, shkruan Indeksonline.
Sonte ishte e ftuar në “Për’puthen” teksa u pyet për kritikat e ndjekësve.
Ajo u arsyetua se kënga ishte publikuar me një gabim nga kompania disko grafike ku e kishte incizuar këngën.
“Është një problem, që ka ndodhur nga ana e kompanisë ku unë punoj, është hedhur ‘demo’ dhe jo variant përfundimtar”.
Ajo u pyet nga Bora se përse nuk e ka fshirë pasi ishte gabim ndërsa përgjigja e Anës ishte: Nuk kishte më kuptim, njerëzit e kishin dëgjuar, por do të ri hidhet sërish.