970×90
970×90
970×90
970×90

Dëshmitë shqiptare në bunkerin e Titos

Dëshmitë shqiptare në bunkerin e Titos

I ndodhur afër Konjicës, mali i Zllatarit në Bosnjë dhe Hercegovinë, ruhet sekreti më i madh ushtarak shtetëror i ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) për gati gjysmëshekulli.

Përveç stafit, i cili ishte përzgjedhur në mënyrë shumë të kujdesshme, madje duke nënshkruar edhe Marrëveshjen për Konfidencialitet, vetëm katër komandantë ishin në dijeni për ndërtimin e bunkerit. Ai do të shërbente si strehë nga ndonjë katastrofë bërthamore. Identiteti i tyre mbetet  edhe sot mister.

Në rast rreziku nga ndonjë sulm bërthamor, bunkeri do të mund të akomodonte 350 persona nga lidershipi ushtarak dhe politik i ish-RSFJ-së. E vetmja grua në mesin e tyre do të ishte bashkëshortja e Josip Broz Titos, Jovanka Broz. Zyrtarë të tjerë pritej të strehoheshin në bunker të vetëm, pa gra e familje.

Fotografitë e bunkerëve të epokës komuniste shqiptare në të ashtuquajturin bunker të Titos në Bosnjë, e ndërtuar për të mbrojtur Titon dhe rrethin e tij të ngushtë. Vendndodhja ishte një sekret shtetëror deri në luftën e Jugosllavisë dhe tani shërben si një koleksion muze dhe arti.

Pas ndarjes së Jugosllavisë më 1992, Armata Nacionale Jugosllave urdhëroi që kompleksi të shkatërrohej, në mënyrë që të mos mbetej nën kontrollin e autoriteteve të BeH-së, por njësiti ushtarak refuzoi të zbatonte urdhrin dhe ua dorëzoi strukturën autoriteteve të BeH-së.

Vetëm në vitin 2000 publiku mori vesh për bunkerin e Titos, dhe nga viti 2011, ai ka qenë i hapur për vizitorë.

Related posts