970×90
970×90

“Derisa t’ju shoh prapa grilave” – Ja deklarata e plotë e Anton Qunit për Thaçin dhe Veselin

“Derisa t’ju shoh prapa grilave” – Ja deklarata e plotë e Anton Qunit për Thaçin dhe Veselin

Në vitin 2017, sa ishte deputet i LDK-së, Anton Quni, aktualisht ministër i Mbrojtjes, kishte një replikë të ashpër me Kadri Veselin si kryetar i Kuvendit.

Quni pati deklaruar se ‘do të jetë në Kuvend derisa t’i shohë prapa grilave Thacin dhe Veselin”.

“Por një gjë, dua t’ju garantoj, zoti Veseli, zoti Thaci, ju jeni arsyeja që më detyroni të qëndroj ende në këtë parlament. Ndoshta e ndjeni fitimtarë veten në këtë betejë, por do shihemi në finale. Ju po më detyroni të qëndroj këtu, derisa t’ju shoh juve prapa grilave, ju aty e keni vendin”, pati deklaruar Quni, përcjell Periskopi.

Kjo deklaratë është rikthyer në kujtesë, në njërën nga seancat gjatë kësaj jave, nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ajo e ka pyetur Qunin se kur do të jap dorëheqje pasi e ka ‘përmbushur misionin politik me futjen e Thacit dhe Veselit në burg”.

“Kur do të jepni dorëheqje, pasi keni premtuar se këtë do ta bëni kur Hashim Thaci dhe Kadri Veseli të jenë në burg. Ata tashmë janë në burg, andaj kur do ta përmbushni premtimin”, ka thënë Musliu.

Quni është përgjigjur shkurt:

“Po e pres epilogun e kësaj cështjeje, pastaj do të vendosë”.

Related posts