970×90
970×90

Deputetja e VV-së dënohet me 3 vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Deputetja e VV-së dënohet me 3 vjet burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Jetmire Vrenezi, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, është dënuar me tri vjet burgim dhe dy mijë euro gjobë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Veç saj, është dënuar edhe Islam Thaqi. Kurse të akuzuarit tjerë në këtë rast, Egzona Morina-Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj, dhe Shqipron Krasniqi, janë liruar nga akuza, raporton Betimi për Drejtësi.

Krejt kjo ndërlidhet me rastin e qendrës tregtare Abi Çarshia në Prizren.

Jetmire Vrenezi është bërë deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi fitoi mandatin e parë në zgjedhjet që u mbajtën më 14 shkurt.

Vrenezi veprën penale dyshohet se e kishte kryer në cilësinë e inspektores së ndërtimit, në kohën kur kjo komunë udhëhiqej nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas vendimit të Gjykatës Themelore, Vrenezi dhe mbrojtja e saj, çështjen mund ta dërgojnë në Gjykatën e Apelit.

Related posts