970×90
970×90
970×90
970×90

Deputeti, Ilir Deda optimist për demarkacionin

Deputeti, Ilir Deda optimist për demarkacionin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda është shprehur optimist sa i përket demarkacionit. Ai ka pohuar për “Gazeta Blic” se në këtë javë do të përmbyllet çështja e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.

“Besoj thellë që saga e demarkacionit do të përfundojë këtë javë, në të njejtën kohë dua të shpreh keqardhje që demarkacioni me Malin e Zi nuk do të votohet me konsensus të plotë politik, edhe pse parakushtet për një konsensus të tillë janë pjekur”, ka deklaruar Deda për “Gazeta Blic”.

Më tej Deda, theksoi se nëse gjërat bëhen siç duhet, qytetarët e Kosovës mund të lëvizin pa viza në dhjetor të këtij viti.

“Nëse në mars dhe qershor në vlerësimet e radhës sipas rasteve të paracaktuara që monitorohen nga BE-ja, për luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dalin positive, qytetarët tanë më se largu në dhjetor të 2018 do të lëvizin pa viza”, tha Deda.

Ndërkaq, Kryesia e Kuvendit të Kosovës pas mbledhjes që ka mbajtur sot, ka vendsur që seanca ku do të hidhet në votim demarkacioni të jetë dita e enjte në ora 11.

Theksojmë që partitë politike tashmë kanë treguar haptazi qëndrimet e tyre karshi demarkacionit.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se deputetët e këtij subjekti politik do ta votojnë këtë marrëveshje, po ashtu edhe PDK, AAK, Alternativa dhe NISMA.

Ndërsa, kundër kësaj marrëveshje vazhdon të jetë Lëvizja Vetëvendosje, ata kanë theksuar se nuk do të votojnë këtë marrëveshje. Sipas Vetëvendosjes, aneks-marrëveshja e nënshkruar nga presidenti i Kosovës dhe ai i Malit të Zi, është vetëm një mashtrim i radhës dhe konfirmim i marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2015.

Po ashtu edhe Lista Serbe, do ta votoj demarkacionin.

Gazeta Blic, ka raportuar se ky subjekt politik pas shumë takimeve intenzive që ka pasur, është bindur që ta votojnë këtë marrëveshje./GazetaBlic./

Related posts