970×90
970×90

Deputeti i VV-së tregon cilat biznese do të përkrahen nga qeveria

Deputeti i VV-së tregon cilat biznese do të përkrahen nga qeveria

Armend Muja nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se për çdo masë kufizuese për t’u mbrojtur nga COVID-19 e që i prek bizneset, do të ketë pako financiare si ndihmë për këta të fundit.

Muja shtoi se rritja e rasteve me koronavirus ka bërë që të merren masa të reja, përfshirë kufizimin e lëvizjes.

“Rritja e rasteve e ka bërë të domosdoshme kufizimin e lirisë së lëvizjes, për të ndalë hovin e COVID-19. Për çdo masë që i prek bizneset, do të ketë pako ndihme. Besoj që Ministria do ta përgatit planin e saj”, deklaroi ai në Interaktiv të KTV-së.

Kujtojmë se Qeveria ka marrë vendim që nga data 7 prill deri më 18 prill të ketë mbyllje totale, nga ora 22:00-05:00 të mëngjesit.

Related posts