
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë thirrje tek qytetarët që t’i bashkangjiten protestës së organizuar nga Vetëvendosje për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezit.
Zeka ka thënë se nuk është problem se kush po e organizon protestën, por qëllimi i saj, përcjell Ballkani.info.
Në fund, deputeti ka thënë se nuk gjendet në Kosovë, përndryshe do t’i bashkangjitej protestës.