
Deputeti i Bungestagut, Volker Ullrich ka reaguar për krizën e fundit në veri të Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se situata nuk duhet që të përkeqësohet edhe më tej.
Ullrich në një reagim në profilin e tij zyrtar në “twitter” ka thënë se duhet një mesazh i qartë dhe i koordinuar nga Evropa për Serbinë.
Politikani gjerman ka thënë se është e nevojshme që situata të qetësohet dhe të rikthehet stabiliteti.
Ndërkohë shton se perspektiva evropiane për Kosovën dhe anëtarësimi i përshpejtuar në Bashkim Evropian janë çështje urgjente.
“Situata në Kosovë nuk duhet të përkeqësohet më tej. Ajo që nevojitet është një mesazh i qartë dhe i koordinuar nga Evropa për Serbinë. Kërkohet de-përshkallëzimi dhe stabiliteti. Një perspektivë evropiane për Kosovën me anëtarësimin e hershëm në BE mbetet urgjente”, ka shkruar ai.
