970×90
970×90

Deputeti Armend Zemaj kërkon hetim për helmimin e qytetarëve të Deçanit

Deputeti Armend Zemaj kërkon hetim për helmimin e qytetarëve të Deçanit

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka reaguar pas dyshimeve se qindra qytetarë të Deçanit janë helmuar nga uji i pijes.

Ai përmes një postimi në Facebook ka kërkuar hetimin e rastit.

Shkrimi i plotë i Zemajt:

Shpreh shqetësimin e thellë për numrin e madh të qytetarëve të disa fshatrave të komunës së Deçanit lidhur me dyshimet për infektimin me ujin e pijes.

Shëndeti publik i qytetarëve nuk guxon të rrezikohet, aq më pak, të kalojë pa analizë të plotë të shkaqeve dhe pasojave.

Të gjithë të prekurve ju uroj shërim të plotë!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Koosvës nëpërmjet një konference për media ditën e sotme ka dhënë detaje për rastin.

Drejtori Naser Ramadani deklaroi se në bashkëpunim me ministrinë nga mostrat e marra kanë nxjerrë rezultatet e dyta laboratorike, të cilat nuk konstatojnë se uji që vinte nga ujësjellësi rajonal i Deçanit nuk është i kontaminuar.

Related posts