970×90
970×90

Deputetet e VV-së e bëjnë Hotin ta lëshoj sallën

Deputetet e VV-së e bëjnë Hotin ta lëshoj sallën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është duke i bojkotuar deputetët e LVV-së në seancën e sotme të Kuvendit, duke dalë nga seanca sa herë që dikush nga kjo parti e merr fjalën

Kryeministri Avdullah Hoti ka lëshuar edhe një herë sallën kur në foltore të Kuvendit ka dalë për të folur deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli.

Ai u çua nga ulësja e tij derisa në foltore ishte deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Pacolli ishte duke hedhur akuza në drejtim të punës 100-ditëshe të Hotit si shef ekzekutivi.

Pas Pacollit fjalën e ka marrë nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, megjithatë Hoti as gjatë këtij fjalimi nuk është kthyer në seancë.

Po të njëjtën, Hoti e kishte bërë edhe pak minuta më herët derisa fjalën e kishte shefi i Pacollit në Kuvend, Rexhep Selimi.

Hoti e ka braktisur menjëherë sallën, duke mos e dëgjuar përfaqësuesin e LVV-së.

Related posts