
Kanë mbetur edhe rreth 15 minuta deri në mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme kur pritet të ndodh votimi i qeverisë Hoti, deputetët e partive kanë nisur të shkojnë në Kuvend.
Tashmë në institucionin ligjvënës kanë hyrë edhe deputetët e NISMA-s, parti kjo e cila do të jetë e qeverisë së re.
Kreu i kësaj partie, Fatmir Limaj dhe deputetët e tjerë janë parë duke hyrë në objektin e Kuvendit, përjashtuar deputetin Haxhi Shala, shkruan Reporteri.net.



