Kreu i Demokristianëve të Shqipërisë, Nard Ndoka ka mbrojtur ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ndaj tij ka vërshuar me akuza presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi.
Ndoka në një postim në Facebook ka shkruar se Berisha është thjesht politikani më i dashur për shqiptarët, transmeton Indeksonline.
Më poshtë statusi i plotë i Ndokës:
Thjesht një realitet;
Sali Berisha mbetet politikani mbarëshqiptar më i dashur dhe më popullor në Kosove.
“Rruga e Kombit”, është vepra shekullore, që Kosovarët nuk duhet dhe nuk kanë për ta harruar kurrë! Kaq mjafton!
Ka ardhur koha që politikanët kosovarë që kanë marrë pjesë në luftë; të largohen nga politika, po bejnë pis Kosovën dhe Shqipërinë.
Të zgjedhin; statujë prej bronzi apo mermeri, kaq mund te bëje historia për ta, për me tej po vetëdemaskohen.